Eksperti i rendit Fatjon Softa u shpreh se të rinjtë e moshave 18-30 vjeç janë pjesë e grupeve kriminale, që duken si grupe para-militare.
“Duken si grupe para-militare, janë mosha të reja, nga 18-30 vjeç. Dinë të përdorin armë automatike, përdorin eksploziv. Mënyra sesi i shmangen ata policisë, është befasuese. Janë të mirë-përgatitur, kanë mjete të destinuara për të kryer atentate”, u shpreh eksperti për Euronews Albania.
Teksa komentoi ngjarjen me 3 viktima në Fushë-Krujë, ai tha se duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Sipas tij ky është një treg i vrasësve me pagesë.
“Nuk besoj se duhet të kalojë si një kronikë apo analizë që bën media, por duhet të jetë një ngjarje e vlerësuar thellë nga Policia e Shtetit dhe nga strukturat ligjvënësve. E rëndë për mënyrën sesi u ekzekutua dhe krimi ushtroi masakrën e radhës. Janë të mirëorganizuar”, u shpreh eksperti.
