Makina përplas për vdekje të moshuarin në Berat

3 August 2023, 22:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje të moshuarin në Berat
Foto ilustruese


Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur rreth orës 21:15 në Moravë të Beratit.

Sipas informacionit nga policia, makina e drejtuar nga shtetasi me inicialet G.Z ka përplasur 75-vjeçarin Asqeri Agalliu, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.

75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video