Humbi jetë duke punuar në Durrës, viktima është studenti i dhjetorit 90', deputeti: Na le trishtim të madh!

3 August 2023, 22:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humbi jetë duke punuar në Durrës, viktima është

52-vjeçari që humbi jetën sot tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90', Arben Kurmeka.

Aksidenti ndodhi gjatë shkarkimit të një kamioni, kur disa pllaka mermeri u rrëzuan dhe e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

Ai ishte një njeri optimist dhe që e donte jetën, familjen, miqtë dhe shokët si rrallëkush tjetër.

Kurmeka ishte një prej qindra idealistëve që firmosën krijimin e Grupimit “Dhjetor ’90”.

Deputeti Oerd Bylykbashi shkruan në rrjetet sociale:

"Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe".

Humbi jetë duke punuar në Durrës, viktima është


Video