EMRAT: Tre të plagosur nga aksidenti me makinë, shoferja humbi kontrollin dhe ra në kanal

3 August 2023, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT: Tre të plagosur nga aksidenti me makinë, shoferja humbi
Foto ilustruese


Një aksident automobilistik me tre të plagosur është shënuar pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, shoferja 46-vjeçare Alketa L. ka humbur kontrollin e makinës te Kthesa e Cakranit, duke përfunduar në kanal.

Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori L., 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian A., 46 vjeç, banues në Itali.

Për fat të mirë, të gjithë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Video