Becchetti bllokon fondet përfaqësive diplomatike shqiptare? Reagon Ministria e Jashtme

3 August 2023, 14:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Becchetti bllokon fondet përfaqësive diplomatike shqiptare? Reagon
Edi Rama dhe sipermarresi Becchetti

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme cilëson si të pavërtetë dhe tërësisht abuziv informacionin e publikuar në disa portale, mbi të ashtuquajturin “bllokim” të llogarive bankare të MEPJ apo përfaqësive diplomatike shqiptare, përfshirë Italinë.

MEPJ informon "opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë.

Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit më jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës".

 

 


Video