Një pushues nga Kosova ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me thikë gjatë një sherri me një 66-vjeçar mbrëmjen e sotme në Shëngjin.
Mësohet se i plagosuri është 59-vjeçari Hazir Berisha, i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës, dhe më pas është nisur për mjekim të specializuar te spitali i Traumës në Tiranë.
Sherri ka nisur për motive banale, ndërsa gjendja e të plagosurit është e rëndë. Policia thotë se ka arritur të arrestojë autorin.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.
Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.