Makina drejtohej nga një 15-vjeçar, plagosen 3 të mitur në Fier

20 June 2025, 22:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina drejtohej nga një 15-vjeçar, plagosen 3 të mitur në
Foto ilustruese

Tre djem të mitur kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e së premtes, në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Plyg ku mjeti me të cilin udhëtonin tre djemtë ka dalë nga rruga.

Mësohet se makina drejtohej nga një 15-vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur bashkë me dy shokët e tij 13 dhe 14 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që të miturit u dërguan në spital.


Video