Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 25-vjeçari niset me helikopter drejt “Traumës” (EMRI)

15 March 2023, 16:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 25-vjeçari niset
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Bulqizë.

Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, Ramazan Meta, 25 vjeç. Mësohet se fillimisht ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se po dërgohet drejt Traumës me helikopter.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video