Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush emërohet në vend të tij

15 March 2023, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush emërohet
Burgu i Drenovës

Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Drenovës. Burime konfirmojnë se Altin Gusho i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar ditën e sotme. Para kësaj detyre, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për një vit.

Kujtojmë se gjatë kohës së Gushos si drejtor në burgun e Drenovës, pati edhe disa ngjarje që lëkundën pozitën e tij si rasti i tentativës së njërit prej policëve për të futur lëndë narkotike brenda burgut me porosi të njërit prej të dënuarve. Gjithashtu u shënua edhe një rast i dhunës së njërit prej të dënuarve kundrejt një efektivi.

Mësohet se në vend të Altin Gushos, në krye të burgut ë Drenovës është ëmëruar Durim Toska. Ky i fundit ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit.

Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.


Video