Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Olsi Dado është komanduar si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Mësohet se Dado bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.
Komandimi i Dados është bërë përkohësisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë., me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Prokurori ka lënë detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokuroria Ina Rama në Tiranë.