Lufta kundër krimit të organizuar, Antimafia italiane zbarkon në Tiranë

13 July 2023, 17:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta kundër krimit të organizuar, Antimafia italiane zbarkon në
Drejtori i Antimafias italiane, Maurizio Vallone dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë, Maurizio Vallone ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë, ku është pritur nga kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Vallone shoqërohet në Tiranë nga përfaqësues të kësaj drejtorie dhe nga përfaqësues të zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri.

“Diskutimet gjatë kësaj vizite u fokusuan tek intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet policive të të dy vendeve, për të hetuar në mënyrë të përbashkët, grupet kriminale të trafiqeve, që veprojnë në të dyja vendet, si dhe për të bashkërenduar aksionet policore me qëllim shkatërrimin e këtyre grupeve, arrestimin e pjesëtarëve, si dhe sekuestrimin e aseteve financiare të tyre”, bën me dije policia e shtetit në një komunikatë për mediet.

Rrumbullaku tha se ky partneritet “ka gjeneruar rezultate tejet pozitive në luftën kundër krimit të organizuar”, si dhe shprehu bindjen se raportet e bashkëpunimit dhe të miqësisë do të zhvillohen edhe në aspekte të tjera policore, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia vlerësoi rolin e Policisë së shtetit për të marrë pjesë, për të koordinuar dhe për të drejtuar operacione të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e narkotikëve, në fushat e tjera të trafiqeve dhe kundër krimeve kufitare.


Video