Pamje të frikshme: Shembje masive gurësh në Librazhd, shpëtojnë për mrekulli makinat

13 July 2023, 17:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të frikshme: Shembje masive gurësh në Librazhd,
Shembja te Guri i Rezit, Librazhd

Një shembje masive raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në një aks rrugor në Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, shembja ka ndodhur te vendi i quajtur “Guri i Rezit”.

Nga fotot dallohet rruga e bllokuar plotësisht, si dhe shkëmbinjtë e mëdhenj që kanë rënë nga shpati i malit.

Për fat të mirë, gjatë momentit të shembjes nuk ka patur makina në qarkullim.


Video