Anri Kashiku djali nga lagjja ”Mirditë” e Fshat Rinisë në Durrës, sapo kish mbyllur maturën dhe do t’i drejtohej universitetit, e njëkohësisht vijonte stërvitjen për tu bërë një futbollist profesionist në një skuadër të madhe.
Këto ëndrra të 18-vjeçarit u ndërprenë papritur ndërsa pa asnjë hezitim u fut në det luftoi me dallgët, shpëtoi dy 13-vjeçarë, vëllain dhe shokun e tij. të vegjlit dolën nga deti por 18-vjeçari nuk ja doli dot të dilte gjallë nga dallgët e Adriatikut. Në orën 15 një orë, pasi shpëtoi të vegjlit trupi i tij doli pa jetë në breg dhe as ndihma e parë nuk mund të bënte asgjë.
Një djalë hero që na dha një mësim se ka shpresë, ka rreze drite me aktin që kreu, u vetësakrifikua për të shpëtuar vëllanë dhe shokun e tij, tek të gjithë të afërmit e bashkëfshatarët e tij Anri është një hero me veprimin që kreu.
Banesa e 18-vjeçarit është rreth 2 km nga plazhi, ku humbi jetën. Një ditë më parë Anri së bashku me vëllain dhe shokë të lagjes kishin shkuar në plazh për të pushuar e për t’u larë disa orë. Por deti ishte me dallgë, dhe në plazh nuk kishte roje sigurie që në rast mbytjeje të shpëtonin dy të miturit që rrezikonin, shkruan BW.
Rrezikun e mori në sy djaloshi i stërvitur dhe ja doli të shpëtojë vëllain e tij dhe shokun e tij, i cili është fëmijë i vetëm i familjes. Humbja e tij ka lënë një dhimbje të madhe tek të gjithë të afërmit të njohurit, tek familjarët e sidomos.
Në plazhet fshatit Rinia mungojnë tërësisht kullat e vrojtimit apo shpëtuesit të cilët në rast rreziku do ti vinin në ndihmë pushuesve për të shmangur tragjedi të tilla.
Një ditë më pas të gjithë pushuesit në bregdetin e Durrësit, janë shumë të tronditur nga mbytja në det e 18-vjeçarit. pushuesit kanë një apel drejtuar strukturave të shtetit: Të vendosen e të jenë funksionale për çdo rast rreziku kullat e vrojtimit.