Vlorë/ 17-vjeçarja zihet me prindërit dhe më pas hidhet nga kati i katërt

15 July 2022, 10:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vlorë/ 17-vjeçarja zihet me prindërit dhe më pas hidhet

Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas një grindjeje në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë një 17-vjeçare.

E mitura banonte në një pallat 8-katësh në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

17-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se e reja ka dëmtuar të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup e krahë.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


Video