Anri shpëtoi të miturit nga mbytja, flet roja bregdetare: Kur u ktheva ishte vetëm kapelja e të riut …

15 July 2022, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anri shpëtoi të miturit nga mbytja, flet roja bregdetare: Kur u ktheva
Anri Kashiku

Igli Shahinaj roja bregdetare në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçari Anri Kashiku pasi u fut në det për të shpëtuar vëllain e tij dhe shokun e tij të mitur ka folur për mediat.

Ai ka thënë se ishte vendosur sinjalistika ku asnjë person nuk lejohej që të futej asnjë persona në det, por më pas ai veproi për ti ndihmuar, bashkë me Anri Kashikun dhe punëtorin e çadrave.

Pasi nxorrën dy të miturit, Shahini thotë se u kthyen për të shpëtuar personin e tretë, por pamë vetëm kapelen. Kashiku u nxor nga deti 1 orë e gjysëm pas ngjarjes së rëndë.

“Ishim në krye të detyrës me sinjalistika që të mos lejohej asnjë person të futej në det. Në një moment nuk i pashë dot që u futën po kur I pashë ika direkt për tu dhënë ndihmë, se bashku më vëllain e tij dhe një tjetër në momentin që i morëm dy fëmijët, nisëm tu jepnim ndihmën e parë.

Vajtëm të kërkonim për personin e tretë por gjetëm, një kapele. Trupi u gjet pas një orë  e gjysmë. Këtu është  me kohë të pjesshme por në moment dreke nuk jemi në detyrë” u shpreh ai.



Video