Lëviznin me pistoletë dhe çekiçë në makinë, arrestohen tre persona në Tiranë

26 February 2023, 13:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lëviznin me pistoletë dhe çekiçë në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të cilët udhëtonin të armatosur në rrugët e kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit “Almak” u bë arrestimi i shtetasve  K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. N. 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. N., dhe pasagjerë shtetasit K. Y., dhe E. M.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. Y., shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, për të cilën drejtuesi i automjetit, shtetasi A. N. ka dhënë deklaratë të rreme se arma ishte e tij. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet, dhe dy çekiçë, të gjetura gjatë kontrollit të automjetit.

Vijon puna për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së armës së zjarrit dhe sendeve të forta, nga 3 të arrestuarit.


Video