Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb.
Siç shihet edhe në foto autobusi është përmbysur, ndërkohë që rruga ka qenë tërësisht e mbuluar nga dëbora. Aksidenti ka nodhur në orën 23:43.
Një person ka humbur jetën, sipas informacioneve të para.
Sipas medias kroate informacione të pakonfirmuara thonë se viktima mund të jetë shoferi i autobusit një 58-vjeçar, ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.
Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.
Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit. Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është plotësisht e hapur për qarkullim.