“Ruaje shpinën kudo që të shkosh”! Deputeti shqiptar në parlamentin serb merr kërcënim me jetë

25 February 2023, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ruaje shpinën kudo që të shkosh”! Deputeti shqiptar
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë me dije se ka marrë kërcënime me jetë. Ai ka publikuar një mesazh në Facebook që e ka marrë nga një person me emrin Danijel Millkoviç në Messenger.

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“, është mesazhi që ka marrë Kamberi, përmes Messenger, nga personi Danijell Millkoviç.

“Ruaje shpinën kudo që të shkosh”! Deputeti shqiptar

Sipas Kamberit, kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.

"Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë. Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit. Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla .

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time. “Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga personi Danijell Millkoviq.

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb.

Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve. Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve abstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë. Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen", shkruan Kamberi në Facebook.


Video