Kapet në Portin e Durrësit i akuzuari për vrasje në tentativë

26 February 2023, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet në Portin e Durrësit i akuzuari për vrasje në

Policia e Durrësit ka arrestuar, 31 vjeçarin, Sajmir Elezaj i cili ishte shpallur në kërkim nga forcat blu pasi në 2019-ën në një atentat me armë zjarri në Fushë Mëzezë tentoi të vriste 17 vjeçarin Jonis Hasa i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Arrestimi i tij është bërë gjatë momentit që i riu ka hyrë në portin e Durrësit pasi sapo kishte mbërritur nga Italia.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 


Video