"Larg duart nga parku", paralajmërohet tjetër protestë kundër "Kullës së Foltores" sot në Tiranë

8 August 2023, 16:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Larg duart nga parku", paralajmërohet tjetër protestë
Protestë kundër kullës 58 katëshe në Tiranë


Një tjetër protestë kundër ndërtimit të kullës 58 kate të lartë, është paralajmëruar sot në orën 18:30.

Protesta e organizuar nga "Lëvizja Bashkë" do të mbahet në lulishten midis "9 Katëshave" dhe Teatrit të Operas dhe Baletit që tashmë është rrethuar dhe pushtuar nga makineritë e rënda.

Lëvizja Bashkë i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë kundër këtij krimi urbanistik.

Njoftimi i Lëvizjes Bashkë:

LARG DUART NGA PARKU!

Mbrojtja e parkut pas Teatrit të Operës dhe Baletit ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm në një zinxhir protestash.

Në Tiranën e sotme, të mbytur nga ndërtimet pa kritere urbanistike, zhdukja e një parku është një humbje e madhe për jetën e qytetit dhe shëndetin e qytetarëve.

Ne mund dhe duhet ta zmbrapsim këtë logjikë çnjerëzore.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Tiranës që sërish nesër (e martë) në orën 18:30 të ngremë zërin në vendin e krimit.

Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se pushtetarët e korruptuar!
Takohemi te parku ynë!


Video