Kreshnik Spahiu: Deri për zgjedhjet e 2025-ës, opozita ka kohë për të zhvatur dhe 3 kulla të tjera

8 August 2023, 15:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreshnik Spahiu: Deri për zgjedhjet e 2025-ës, opozita ka kohë
Kreshnik Spahiu / Kulla e Foltores


Ish-kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka reaguar për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.

Me nota ironie, Spahiu vë në dukje edhe më tepër marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Juristi shprehet se në vitin 2025 opozita, duke mos patur mundësi të fitojë, do duhet të marrë 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD.

”SUGJERIM: Opozita në pamundësi të marrë pushtetin në 2025, mund të marr 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD. 3 kulla për 3 kryetarë.

3000 apartamentet t’ju ndahen 3000 militantëve që dalin në proresta.

Garazhet t’i mbajnë kalamajtë e kryetarve. Dyqanet ti mbajnë grate dhe kunatat e tyre.

Zyrat e partisë në tarracë dhe shohin pushtetin me dylbi”, shkruan Spahiu.


Video