Dhjetra qytetarë i janë bashkuar protestës kundër ndërtimit të kullës 60-katëshe në parkun pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Protesta ka nisur sot me thirrjen "Larg duart nga parku", si revoltë ndaj shkatërrimit të lulishtes së vetme të mbetur në kryeqytet.
Anëtarë të "Lëvizjes Bashkë" të cilët kanë organizuar tubimin, jatë fjalës së tyre i kanë bërë thirrje SPAK-ut të hetojë partë që do të investohen në ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.
E pagëzuar tashmë si "Kulla e Foltores", gradaciela e Tiranës flitet se do të ndërtohet nga një biznesmen që qëndron si mbulesë e anëtarëve të familjes së Sali Berishës.
Ai është përfolur për lidhje të ngushta me djalin e ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha dhe si një prej sponsorizuesit e lëvizjes së "foltores".