Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se disa anëtarë të MEK ishin përfshirë në aktivitete kriminale. Lajmi i referohej një dokumenti që qarkullonte dhe që mbante “vulën e Policisë”.
Megjithatë, pas publikimit të lajmit, reagoi menjëherë Policia e Shtetit, e cila siguroi se dokumenti ishte “fake”.
Për këtë arsye, komiteti i juristëve të MEK në Shqipëri, të përfaqësuar nga Margarita Kola dhe Genc Gjokutaj kanë publikuar një deklaratë ku dënojnë lajmet e rreme mbi aktivitetin e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri.
DEKLARATA E CJPA
Të enjten në 17 shkurt, 2022, në disa media shqiptare u publikua një lajm krejtësisht i rremë, sipas të cilit një anëtar i Organizatës së Muxhahedinëve, së bashku me dy shqiptarë, grabitën një farmaci në zonën e Kamzës në Tiranë.
Në një kontakt të përfaqësuesve të CJPA dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI) me prokuroren Elina Kombi, ajo theksoi se dokumenti i publikuar është i fallsifikuar. Prokurorja theksoi:
Emrat e muxhahedinëve janë futur dhe falsifikuar qëllimisht në një dokument tjetër që nuk ka lidhje me asnjë prej muxhahedinëve.
Dokumenti origjinal lidhej me vjedhjen e një farmacie nga 3 adoleshentë shqiptarë, por në vend të të akuzuarit të parë është falsifikuar një emër si ai i muxhahedinëve me banim në Ashraf.
3. Falsifikuesit nuk e kanë përmendur as datën e lindjes së këtij personi të ri, përfshirja e së cilës kërkohet në dokumente të tilla zyrtare.
Në dokumentin e falsifikuar, letra është e Prokurorisë së Tiranës, por nënshkrimi dhe vula nën dokumentin e falsifikuar është e rreme, aq më tepër që vula e falsifikuar është e Prokurorisë së qytetit Podgradec (në Shqipërinë lindore), e cila nuk ka asnjë lidhje me Tiranën. Kjo në vetvete dëshmon se dokumenti është i fallsifikuar.
Gjithashtu, në lidhje me sa më sipër prokurorja Elina Kombi më datën 24.02.2022 ka depozituar kallëzim penal për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave“.
Nga ana tjetër, policia shqiptare me një deklaratë të datës 17 shkurt 2022 njoftoi se dokumenti që i atribuohet policisë ishte gjithashtu fals dhe “është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.”
Theksojmë se banorët e Ashrafit nuk kanë kryer asnjë krim në këtë vend, asnjëri prej tyre nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme dhe nuk është arrestuar si dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë çështje penale në drejtësinë dhe prokurorinë shqiptare.
Nga ana tjetër, meqenëse Muxhahedinët e Iranit kanë qenë gjithmonë synimi i parë i terrorizmit të regjimit iranian, qëllimi i demonizimit, shpifjes dhe shkatërrimit të imazhit të tij është të hedhë bazat për akte terroriste, një shembull i të cilave u zbulua në detaje në tetor të vitit 2019 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare.
Për shkak të kërcënimeve terroriste ndaj jetës së refugjatëve iranianë që jetojnë në Ashraf 3, CJPA bën thirrje për ndjekjen penale nga policia dhe autoritetet gjyqësore shqiptare në lidhje me falsifikimin të dokumenteve qeveritare.
Avokatët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI) po e ndjekin çështjen përmes kanaleve ligjore.
Komiteti i Juristëve për PMOI në Shqipëri
Dr. Margarita Kola, Drejtori Ekzekutiv
Av. Genci Gjokutaj, Bordi Këshillimor
DEKLARATA E POLICISE
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:
Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës. Gjithashtu theksojmë se asnjë raport i tillë nuk është hartuar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.
Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit”, thuhet ne reagimin e policise se Shtetit.
