Vështirësohet lëvizja e makinave në aksin Elbasan-Librazhd

27 February 2022, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vështirësohet lëvizja e makinave në aksin Elbasan-Librazhd

Me fillimin e reshjeve te shiut në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” kanë filluar të bien inerte duke vështirësuar lëvizjen në këtë zonë.

Rënia e gurëve në këtë segment është një problematikë e përsërsëritur, prej një jave në këtë vend po punohet për të vendosur skarpata dhe në kthesat më të rrezikshme rrjeta.

Firma e kontaktuar po punon për pastrimin e rrugës ndërkohë të gjithë shoferët duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësine në vendin i cili tashmë quhet si ‘kthesa e vdekjes’ pasi në të ka pasur ndër vite aksidente të shumta me humbje jete.


Video