Regjistrohen 102 të infektuar dhe 2 humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

27 February 2022, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Regjistrohen 102 të infektuar dhe 2 humbje jete nga Covid në 24

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 102 raste pozitive për Covid-19 dhe dy humbje jete.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1213 testime të kryera, pozitivë për virusin rezultuan 25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.

Po ashtu, janë 2788 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID njoftohet po marrin trajtim 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe.

Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë.

 


Video