Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, merret në pyetje Sokol Mjacaj

15 December 2023, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, merret në pyetje Sokol
Sokol Mjacaj

Është vetëdorëzuar, Sokol Mjacaj, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Sipas Top News, gazetarja, Bruna Kërçyku, ka raportuar se Sokol Mjacaj është vetëdorëzuar dhe ka pranuar të flasë me hetuesit.

Sokol Mjacaj thuhet se ishte mjaft i revoltuar me vendimin për transferimin e tij në regjimin 41 bis.

Më herët, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin 41 bis.

Kujtojmë se, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.


Video