Kryengritje me ARMË në burgun e PEQINIT, dyshohet se...

15 December 2023, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryengritje me ARMË në burgun e PEQINIT, dyshohet se...
Sokol Mjacaj/ Ilir Xhakja/ Arben Lleshi

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi kanë organizuar një kryengritje të armatosur brenda burgut të Peqinit.

Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar arma në duart e të burgosurve.

Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet!

Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!


Video