Detaje/ Përdhunimi i 2 motrave në Berat, kallëzimi në polici nga burri i njërës prej tyre (Emrat e përdhunuesve)

15 December 2023, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje/ Përdhunimi i 2 motrave në Berat, kallëzimi në polici
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në pranga të policisë.

Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra njëra 19 vjeçe dhe një të mitur 16 vjeçe.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin.

Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.

Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit. Dy vajzat dhe autorët i përkasin komunitetit rom.


Video