'XHELOZIA'/ 38-vjeçarja SHKODRANE në fshehtësi i vendos burrit GPS në makinë, nisin hetimet për...

15 December 2023, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'XHELOZIA'/ 38-vjeçarja SHKODRANE në fshehtësi i
GPS në makinë, foto e marrë nga Google

Marrëdhënia në çift shpesh shoqërohet edhe me xhelozi.

Janë një sërë shkaqesh që bëjnë që ndonjëherë të mos i besosh partnerit.

Kjo si duket ka ndodhur edhe me një grua shkodrane.

Një 38-vjeçare kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit. Për këtë, gruaja pritet të hetohet nga Policia e Shkodrës.

GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H..

Gruaja është vënë nën hetim, teksa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Video