Tërhiqet kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës

28 March 2023, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërhiqet kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës
Në foto: Sandër Marku

Kandidati i Bashkisë Lezhë, Sandër Marku i PD-së të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga gara elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë të së dielës, Kryesia zyrtarizoi kandidatët për 16 bashki, duke lënë qytetarët 45 bashkive pa emrin e një kandidati që do të përfaqësonte PD që mban vulën ligjërisht.

Ky skenar, ka sjellë reagime të forta nga deputetët demokratë kundër Enkelejd Alibeajt që PD-ja të mos dalë me 2 kandidatë për 14 Majin.

Lista e plotë e kandidatëve:

1. Bashkia Tirane-Roland Bejko

2. Bashkia Patos, Pranvera Rizai

3. Bashkia Mallakatsër, Agron Kapllanaj

4. Bashkia Dibër, Naim Gazidede

5. Bashkia Krujë, Sabah Sheta

6.Bashkia Lezhë, Sandër Marku

7. Bashkia Kamzë, Bilbil Bajraktari

8. Bashkia Kuçovë, Ilirjan Koxhaj

9. Bashkia Poliçan, Florian Qamo

10. Bashkia Dimal, Dritan Sula

11. Bashkia Fier, Eriselda Zotaj Çelaj

12. Bashkia Sarandë, Skender Muço

13. Bashkia Vore, Ibrahim Bruka

14. Bashkia Librazhd, Bujar Vreto

15. Bashkia Korçë, Gjergj Gjata

16.Mirëditë Mark Ruçi.


Video