VIDEO/ Momenti kur mjeti i autorëve që sulmuan Top Channel largohet nga Drejtoria e Policisë

28 March 2023, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Momenti kur mjeti i autorëve që sulmuan Top Channel largohet

Pamjet që po shikoni tregojnë transportimin e makinës “Range Rover”, mjet i përdorur nga autorët në sulmin ndaj Top Channel.

VoxNews ka publikuar momentin kur mjeti që u gjet i shkrumbuar në Golem largohet nga Drejtoria e Policisë, siç duket ekspertiza ka përfunduar.

Makina i është vjedhur një qytetari nga Kosova, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në plazhin e Tales në Shëngjin të Lezhës.

Por, në korrik të vitit 2020 denoncoi hotelin ku po qëndronte se i kishin vjedhur mjetin. Sot, ka publikuar dhe pamjet nhga vjedhja e makinës.


Policia, në një njoftim sqaroi se targat që autorët i kishin vendosur mjetit natën e sulmit, ishin vjedhur në Tiranë. Sulmi la të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.


Video