Ekskluzive/ Ky është ‘Range Rover’ që u përdor për sulmin ndaj Top Channel (Foto-Video)

28 March 2023, 11:44Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive/ Ky është ‘Range Rover’ që u përdor
Fotmontazh nga VoxNews: Mjeti i sulmit

Makina ‘Range Rover’ e cila dyshohet se është përdorur për të sulmuar Top Channel është e shqiptarit nga Kosova, Ramadan Makolli.

Kjo makinë është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës. Vox News ka siguruar foto dhe video e momentit të grabitjes së këtij mjeti.

Ekskluzive/ Ky është ‘Range Rover’ që u përdor
Në foto: Range Rover që u përdor për grabitje

Makina u gjet e djegur në autostradën e Kavajës, teksa më herët u raportua se ajo ka qenë me targa nga Tirana, të cilat ishin vjedhur tre muaj më parë.

Ekskluzive/ Ky është ‘Range Rover’ që u përdor
Në foto: Restoranti ku u grabit në 2020 Range Rover

Pronari i mjetit, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por që i është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku ai po qëndronte.

“Range Rover” me të cilin është sulmu Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për Arbëresh.

Kujtojmë se “Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.

Momenti i grabitjes i siguruar nga VoxNews:

Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

Top Channel u sulmua rreth orës 00:30 ku autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga makina në drejtim të godinës, viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 61 vjeç.

Policia doli me një deklaratë ku ka bërë të ditur se vetura me të cilën është kryer sulmi ndaj televizionit Top Channel në Shqipëri, dyshohet se është e kosovarit, e cila ka rezultuar e vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video