Kushërinjtë sherr me thika në mes të dasmës në Kamzë, mbeten të plagosur edhe familjarët e tyre

25 December 2022, 21:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kushërinjtë sherr me thika në mes të dasmës në
Foto ilustruese

Një konflikt mes dy kushërinjëve është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bathore.

Burime bëjnë me dije se shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije se sherri mes kushërinjve ka nisur në një dasmë. Ata fillimisht janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin, por sherri ka agravuar në përplasje fizike.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.


Video