"Miqtë e besuar të Vis Martinit"/ Gazetari tregon, kush po i shpërndan fotot e të zhdukurit

1 October 2022, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Miqtë e besuar të Vis Martinit"/ Gazetari tregon, kush po i

Ditën e djeshme janë publikuar disa foto të panjohura të Ervis Martinajt, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit.

Interesi shumë i madh i medias rreth këtij personazhi erdhi për shkak të interesit shumë të madh të publikut sipas parimit të kërkesë-ofertës. Sipas Ferdinand Dervishit, media me ose pa dashje po ndikon në mitizimin e këtij personazhi të krimit.

“Jemi në momentin e mitizimit  së Martinajt, se po ndjekim kërkesë-ofertën. Media po publikon atë që kërkon publiku. Çdo detaj për jetën e tij ngjall interes shumë të madh”, tha Dervishi.

Fotot e fundit që qarkullojnë në media sipas gazetarit, po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.



Video