Kush është 'Alketa' që pastronte paratë e drogës në Itali, të 'Bossit' nga Elbasani (Emrat)

16 September 2022, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush është 'Alketa' që pastronte paratë e

Policia italiane ka goditur një grup trafikantësh të kryesuar nga shqiptarë. Mediat italiane bëjnë të ditur se kreu i organizatës dyshohet se është 41-vjeçari Alfred Leçini. Ai ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.

Leçini sipas mediave italiane menazhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri, ose siç shkruajnë mediat italiane: ” Elbasani, i konsideruar si një nga kryeqytetet shqiptare të drogës”.

Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.


Video