Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani premtoi “zhvillime të reja” lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati në shtator të këtij viti.
Në takimin me dyer të mbyllura me gazetarët e drejtësisë, Altin Dumani u pyet lidhur me vendndodhjen e ish-ministrit në arrati, Arben Ahmetaj.
“Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”,është shprehur Altin Dumani.