Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Qeveria shqiptare ka miratuar këtë të mërkurë ndihmën financiare për Turqinë në përpjekjet për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit tragjik me rreth 34 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të pastrehë.
Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u theksua se vendimi vjen dhe si falenderim për mbështetjen që Ankaraja ka dhënë për vendin tonë, por edhe si qëndrim humanitar ndaj popullit turk.
Një tjetër vendim është dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në dy misione ushtarake një prej tyre në Mesdhe.
Po ashtu Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë marrëveshjes prej 80 milionë eurosh që BE ka dhënë për Shqipërinë për reformën në kuadër të integrimit në BE, reformën e drejtësisë por edhe të ujit.