Vila 1 mln euro e dhuruar nga Zoto, Adriatik Doçi dorëzon tjetër padi në SPAK ndaj Ahmetajt

22 February 2023, 12:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vila 1 mln euro e dhuruar nga Zoto, Adriatik Doçi dorëzon
Adriatik Doçi

Gazetari Adriatik Doçi ka dorëzuar ditën e sotme një tjetër padi penale në SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Padia ka të bëjë me një vilë të përfituar nga Arben Ahmetaj në Hamallaj nga pronari i inceneratorëve, Klodian Zoto, duke e lidhur drejt për drejt me korrupsionin e kësaj afere.

Doçi deklaroi se vila është porositur nga Klodian Zoto dhe tani është emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha dhe kap vlerën e 1 milionë eurove.

“Është kallëzim i ri penal, ku të paditurit janë Arben Ahmetaj, ish-bashkëshortja e tij Albina Maçka dhe bashkëjetuesja Eriola Hoxha. Kallëzimi bazohet në disa fakte dhe provat të mbledhura nga unë, por dhe të publikuara nga emisioni Inside Story Ahmetaj ka përfituar një vilë nga Klodian Zoto Këtë vilë e ka përfituar nga abuzimi me detyrë si ministiër i Financave. Vila është porositur nga Klodian Zoto dhe sot është në emër të bashkëjetueses zyrtare të Ahmetajt, Eriola Hoxha.

Kemi të bëjmë me një ryshfet që kap vlerën e rreth 1 mln eurove. Vila ndodhe në zonën e Hamallajt. Vila është dhënë sepse Ahmetaj ka qenë finalizues i aferës së çështjes së inceneratorëve, ku ka firmosur në vitin 2014 dhe ka dhënë fondet më pas. Klodian Zoto i ka kthyer reston dhe i ka kthyer reston dhe i ka dhenë një vilë në emër të një personi të besuar nga Ahmetaj” deklaroi Doçi.

Gazetari ka dorëzuar më herët dhe padi të tjerë në SPAK, në lidhje me Arben Ahmetajn, ku ka publikuar faturat e hoteleve luksoze ku ishin paguar me kartën e bankës së Klodian Zotos për ish-ministrin e Financave dhe bashkëjetusesen e tij apo edhe me ish-bashkëshorten.

Po ashtu, ai ka dorëzuar padi në SPAK dhe ndaj dy prokurorëve të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho, të cilët kanë fshehur provat për Arben Ahmetajn.


Video