Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin, pas akuzave që hodhi në drejtim të ish-kryepolicit së Shkodrës Edmond Sulaj se ishte emëruar nga krimi.
Avokatët e Bardhit kërkuan pafajësi me argumentin se është deputet dhe nuk e ka pasur personalisht me Sulën, ndërkohë që SPAK kërkoi shpalljen fajtor.
Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.