Një person i armatosur hap zjarr ndaj policisë pranë Rinasit

13 February 2025, 20:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një person i armatosur hap zjarr ndaj policisë pranë Rinasit
Foto ilustruese

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pasi policia kishte informacion se ai qarkullonte me armë zjarri.

Në momentin që është organizuar një operacion për ta arrestuar, ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të uniformave blu.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa ai është arritur të vihet në prangat e policisë.

Personi është me precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia rreth ngjarjes.


Video