DETAJE/ Erion Veliaj vendoset në observim te Burgu i Durrësit, çfarë ndodh pas 48 orësh

13 February 2025, 22:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Erion Veliaj vendoset në observim te Burgu i Durrësit,
Erion Veliaj gjate arrestimit

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërriti mëngjesin e së enjtes ambientet e paraburgimit në Durrës.

Sipas rregullores, Veliaj ndodhet ende në fazën e observimit dhe nuk ka kaluar ende në një dhomë të zakonshme.

Sipas rregullave të brendshme të institucionit, ai është vendosur fillimisht i vetëm, si pjesë e procedurës standarde për vlerësimin e gjendjes së tij.

Gjatë kësaj periudhe, nuk i është lejuar të takohet me askënd, përveçse me avokatin e tij, dhe kjo vetëm me leje të posaçme nga prokuroria.

Observimi, i cili zgjat 48 orë, shërben për të përcaktuar kushtet e mëtejshme të qëndrimit të tij brenda institucionit.

Ky është një zhvillim në vijim, dhe pritet që, pas përfundimit të periudhës së observimit, të vendoset mbi regjimin e mëtejshëm të qëndrimit të tij në burgun e Durrësit.


Video