KRENAR! Rama: Shqiptari Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo

9 March 2023, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KRENAR! Rama: Shqiptari Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo
Në foto: Eklent Kaçi

Eklent Kaçi u shpall disa ditë më parë kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ndihet krenar për të rinj shqiptarë si Kaçi.

“Woooowww! Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball””, njoftoi Rama.

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez. Ai fitoi me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë.



Video