Identifikohet pas 1 viti viktima në Greqi, trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit nga Elbasani

9 March 2023, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Identifikohet pas 1 viti viktima në Greqi, trupi i pajetë i
Në foto: Ilir Rrasa

Mediat greke shkruajnë se eshtë identifikuar, kufoma e një personit të gjetur i groposur në shtator 2022 ne Mouriki, Viotia.

Sipas analizës së ADN trupi rezulton të jetë i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani, i cili ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht 2011 pas lejes 6 ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mije euro gjobe për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva.

Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës. Autoritetet policore i morën vëllain e tij në Athinë material biologjik, i cili u identifikua me atë të viktimës.

Policia e Thivës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën në vendngjarje dhe nëse është apo jo vepër penale, shkruajnë mediat greke.


Video