
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim me anë të një video mesazh ka prezantuar logon që do përdoret gjatë këtij viti si simbol në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri dhe SHBA.
Ambasadorja Kim gjatë video-mesazhit u shpreh se kjo logo përmban miqësinë mes dy vendeve. Logo ka fjalën “Together” (Së bashku) në gjuhën angleze dhe “Krah për krah” e shkruar në shqip.
Mesazhi i ambasadores Kim:
Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë vitit 2022 Ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresojmë të jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që më pëlqen personalisht është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë.
Ndërsa festojmë 100 vjet së bashku, ne festojmë sa shumë kemi ecur së bashku dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar! Edhe 100!