Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuesee cila e shtyu me 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij.
Presidenti me anë të një statusi në facebook ka falenderuar këshilltarët e tij.
Kreu i Shtetit ka shtuar më tej se është njohur me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe brenda 48 orëve jo vetëm që do t’ua dorëzojë, por do ua lexojë edhe qytetarëve.
“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta.