Foshnja u gjet e vdekur në valixhe, fqinjët e gruas në Korçë: Jetonte vetëm me djalin

2 May 2022, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foshnja u gjet e vdekur në valixhe, fqinjët e gruas në

Njëra nga fqinjët e familjes në Korçë, ku u gjet sot e pajetë një foshnjë brenda nja valixheje, është shprehur se nëna e fëmijës vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Ajo shton se bashkëshorti i saj jeton në Greqi prej disa vitesh. Po ashtu, fqinja shton se ata kanë edhe një fëmijë tjetër, i cili vuan nga autizmi.

"Shumë e sëmurë është e e gjora, Në katin e dytë jeton. Nuk e di në ishte shtatzanë. Komunikojmë ne, por të vërtetën nuk e di. I shoqi rri në Greqi dhe erdhi. Vete e vjen dhe këtu ishte dje. Ashtu ka qënë ajo, edhe më përpara. Ka një djalë dhe s’e ka mirë atë djalë, e ka me të meta mendore. Nuk e di çfarë ka bërë. Pse të gënjej?! Se e vërtetë del më pas”, është shprehur ndër të tjera fqinja.


Video