Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Janë bërë ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Tiranës, ku Gentian Shehu është komanduar në postin e zëvendësdrejtorit për hetimin e krimeve.
Ndërkohë, në drejtimin e institucionit, Drejtor i komanduar i Policisë së Tiranës vijon të jetë Oliger Torba, i cili mban aktualisht detyrën në mënyrë të përkohshme.
Po ashtu, në strukturën e re drejtuese, Dashnor Muho është komanduar zëvendësdrejtor për rendin.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në Policinë e Tiranës, që synojnë forcimin e hetimit dhe ruajtjen e rendit publik në kryeqytet.