Kokainë, lojëra fati dhe alkool kontrabandë në lokalin e paregjistruar, bie në pranga pronari 26 vjeçar në Shkodër!

6 Maj 2026, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokainë, lojëra fati dhe alkool kontrabandë në lokalin e
Shkodër

Një shtetas 26 vjeçar me inicialet G.P, pronar i një lokali të paregjistruar në Bajzë të Shkodrës, ka rënë në prangat e policisë pasi në këtë biznes të tijin shitej kokainë dhe organizoheshin lojëra fati.

Gjatë kontrollit në lokalin e tij, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë, një makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojërat e fatit, si edhe pije alkoolike kontrabandë dhe shuma parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Game Over”.

Zbulohet në fshatin Bajzë, një lokal ku shitej Kokainë dhe organizoheshin lojëra fati.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin në organet kompetente.

Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaritë e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video