Kërkoi t’i lironin llogarinë bankare, GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn

26 September 2023, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi t’i lironin llogarinë bankare, GJKKO rrëzon Arben
Arben Ahmetaj

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Arben Ahmetaj për të liruar nga masa e sekuestros preventive një llogari bankare në emër të tij.

Llogaria në fjalë ishte një nga gjashtë pasuritë e vendosura nën sekuestro për llogari të hetimit të nisur ndaj ish-zëvendës kryeministrit për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit te parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Sipas gjyqtarit Erjon Bani, kërkesa e paraqitur nga avokatët e Ahmetajt ishte e pa bazuar në prova dhe ligj.


Video