Porti i Durrësit në alarm/ Kush është shqiptari që u arratis nga burgu i Italisë, i dënuar për vrasjen e të fortit të Vlorës

26 September 2023, 10:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porti i Durrësit në alarm/ Kush është shqiptari që u
Roland Dedja

Roland Dedja me origjinë nga Durrësi, i dënuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, Shpëtim Çupës ka mundur të arratiset ditën e hënë (24 shtator) nga burgu në Itali.

Ndërkohë që policia italiane po vijon kërkimet, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe në Portin e Durrësit. Dyshohet se Dedja do të kthehet në Shqipëri.

Kujtojmë se kjonuk është arratia e parë për 40-vjeçarin Dedja, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.


Video